Fëmija nga Laçi i dyshuar me dezinteri, ka rezultuar i prekur nga ky infeksion. Kjo është konfirmuar nga rezultati i analizave, përgjgjet e të cilave kanë dale mbrëmjen e së premtes. I mitu po merr në Qendren Spitalore Universitare në Tiranë, ndërsa kjo situatë ka vënë menjëherë në lëvizje Njesinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Bashkinë Kurbin, ku është ngritur një grup punë në lidhje me këtë çështje.Kopeshti Nr.1 është mbyllur menjëherë dhe është bërë dezinfektimi i ambjenteve të tij.

 

Gjithashtu ju janë bërë analizat të gjithë fëmijeve dhe pritet përgjigjia e tyre, ndërsa ky insitucion parashkollor do të qëndrojë i mbyllur dri në kontrollin e plotë shëndetësor.

Fëmija i prekur dizenteri intestinale kishte shfaqur temperature dhe probleme të tjera shëndetësore për disa ditë më radhe.Fillimisht u trajtua në Spitalin e Lezhës por gjendja e tij nuk u përmiresua dhe u vendos të dërgohet në QSUT ku pas analizave u diagnostikua me dizenteri.Ndërkohë nisur nga ku rast infeksioni Njesia Vendore e Kujdesit Shendetësor në Lezhë kerkon sensibilizimin e te gjithe qytetareve lezhjan qe te jene te vemndshem per rastet qe mund te shfaqin simptoma apo shenja te reagojne menjeher per te parandaluar perhapjen e kesaj semundje ne mase.Dizenteria është një infeksion i zorrëve që shkakton diarre të rëndë me gjak dhe mukus. Ajo mund të shoqërohet me dhimbje barku, ethe dhe dehidrim.Dizenteria përhapet kryesisht përmes ujit ose ushqimit të kontaminuar dhe higjienës së dobët.

Artikulli paraprakPROMOVOHET LIBRI” ZËRAT E SË ARDHMES”
Artikulli tjetërVAKSINIMI NDAJ GRIPIT, MJEKIA: QYTETARËT INDIFERENT