
Është konfirmuar në Shkodër rasti I parë I virusit A H1. Shefja e epidemiologjisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Dhurata Hysa tregon se nga kontrollet e bëra, rezulton se situata është nën kontrollin e mjekëve specialistë.
Gjatë kësaj jave ka patur një rritje të lehtë të numrit të personave të prekur nga virozat e stinës tregon Hysa.
Kjo situatë, me rënien e temperaturave dhe përhapjen në masë të infeksioneve ka rritur vigjilencën e ekspertëve të shëndetit, ndërsa kërkohet edhe sensibilizim nga qytetarët për izolim në shtëpi në ditët kur janë të prekur nga gripi apo virozat.






