Në kuadër të zbatimit të vendimit te GJKKO i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorine Vendore te Policise Lezhë, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, kanë ekzekutuar konfiskimin e tre pasurive të llojit “Arë”.Pasuritë, me sipërfaqe totale 43 383 metra katrorë të përfituara nga veprimtari kriminale, ndodhen në fshatin Ishull Shëngjin te Lezhes.Drejtoria Vendore e Policise Lezhe bën të ditur se veprimet hetimore dhe operacionale për identifikimin e mëtejshëm të pasurive me burim kriminal do të vijojnë.Nderkohe gjatë 2 muajve të fundit ne Qarkun e Lezhes janë sekuestruar, 30 pasuri te ndryshme me sipërfaqe totale rreth 175 705 metra kator, te cilat ishin perfituar permes veprimtarive te paligjashme.

Artikulli paraprakKRISTJAN SHKRELI I PANDEHUR PËR KORRUPSION AKTIV
Artikulli tjetërPROTESTË PËR URËN, BANORËT RREZIKOJNË IZOLIMIN