Një konflikt fizik mes disa shtetasve, i cili dyshohet se u shoqërua edhe me të shtëna armësh, është parandaluar në kohë nga ndërhyrja e menjëhershme e Policisë së Kurbinit.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Kurbini”, në qytetin e Laçit, ndersa Policia ndaloi në flagrancë dhe vuri në pranga shtetasin Klajdi Rryta (alias Klajdi Tusha), 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap me një armë zjarri tip “Glock”, me fishek në fole gati për qitje.Gjithashtu, u shpallën në kërkim 4 shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt:
• G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë
• E. Sh., 29 vjeç
• E. Sh., 34 vjeç dhe
• E. R., 32 vjeç, banues në Laç

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë, ndersa Materialet hetimore u referuan për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim.

https://youtu.be/h0zwZVz8u8U

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPËRKUJTOHET 76-VJETORI I MASAKRËS SË QAFË VALMIRIT
Artikulli tjetërNJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR KËTË TË HËNË