Një 25-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti me disa persona të tjerë në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Blu, Kamzë, poshtë rrethit të Bathores.

I arrestuari është I. P., 23 vjeç, banues në Kamzë. Ai akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbatja pa leje e armëve të ftohta”.

“Ky shtetas, në bashkëpunim edhe me disa shtetas të tjerë, në Bulevardin Blu, Kamzë, poshtë rrethit të Bathores, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin R. K., 25 vjeç” njofton policia.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” shtetasi E. K., pasi gjatë konfliktit ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasin I. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme