Konflikti mes Londrës dhe Parisit për të drejtat e peshkimit pas Brexit përfshiu edhe Gjermaninë, e cila së fundmi u ka bërë thirrje të dy shteteve që të të përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjen.

“Sipas këndvështrimit tonë, gjëja e rëndësishme tani është që të dy palët të rifillojnë negociatat në javët e ardhshme ” tha Martina Fitz, një zëdhënëse e qeverisë gjermane.

Ajo shtoi se Gjermania është duke monitoruar nga afër këtë çështje dhe mbështet për të “sqaruar çështje të caktuara në lidhje me këtë konflikt.

Marrëveshja midis Londrës dhe Brukselit në fund të vitit 2020 parashikon që anijet evropiane të peshkimit mund të vazhdojnë të operojnë në ujëra të caktuara britanike, me kusht që të provojnë se kanë peshkuar atje në të kaluarën.

Megjithatë, Franca dhe Britania nuk bien dakord për llojin dhe shtrirjen e dokumenteve që duhet të dorëzohen. Franca akuzon Britaninë për lëshimin e shumë pak licencave të peshkimit për peshkatarët evropianë.

Një anije peshkimi britanike është sekuestruar nga autoritetet franceze.

Të enjten, situata u përshkallëzua dhe qeveria britanike njoftoi se do të thërriste ambasadorin francez, pas sekuestrimit të anijes britanike nga autoritetet franceze dhe kërcënimeve të Parisit se do të hakmerrej nga 2 nëntori nëse francezëve nuk u jepej më shumë leje për të peshkuar në ujërat territoriale britanike.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se bisedimet ishin duke u zhvilluar me Britaninë dhe Francën në mënyrë që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre.

Artikulli paraprakOSMANI NË PORTUGALI: PRIORITET I KOSOVËS MBETET ANËTARËSIMI NË BE, NATO DHE INTERPOL
Artikulli tjetër“GJËRAT JANË SHUMË MË KEQ SEÇ MENDOJNË”, SHQETËSIME TË MËDHA PËR SHËNDETIN E MBRETËRESHËS