
Britania e Madhe ka bërë me dije se po tërheq stafin nga ambasada e saj në Teheran, duke përmendur situatën aktuale të sigurisë.
“Kemi marrë masën paraprake për të tërhequr përkohësisht stafin britanik nga Irani,” thuhet në një deklaratë të Zyrës për Punët e Jashtme, Commonuealth dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar.
“Ambasada jonë vazhdon të operojë në mënyrë të largët.”
Më herët gjatë javës, Britania kishte njoftuar se do të tërhiqte përkohësisht anëtarët e familjes së stafit të ambasadës dhe konsullatës në Izrael për arsye sigurie.