Ne QV 0871 Fushe Milot, ne shkollen 9 vjecare 28 Nentori. Jane konfliktuar mes njeri tjetrit 2 shtetas te identifikuar si Kastriot Preng Perdoda dhe Asti Lleshi. Konflikti ka nisur brenda perimetrit te sigurise ne forme debati me fjale dhe ke perfunduar jashte perimetrit te sigurise.
Sipas informacionave paraprake shtetasi Kastriot Perdoda dyshohet se ka shtënë nje herë ne ajër me arme zjarri, jashte perimetrit te sigurise. Po punohet per sqarimin e plote te rrethanave te ngjarjes.

 

Kurbin/Informacion paraprak

Në Fushë Milot, jashtë perimetrit të qendrave të votimit, ka ndodhur një konflikt verbal mes dy shtetasve, ku, sipas një telefonuesi, është dëgjuar një zhurmë e ngjashme si e shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo send tjetër i kundërligjshëm.

Në vijim të veprimeve hetimore, janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit K. P. dhe A. Ll., dhe po punohet për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre.

Procesi i votimit vazhdon normalisht në të gjitha qendrat e votimit dhe nga KQV-të apo Koordinatorët e sigurisë, nuk është kërkuar ndërhyrja e policisë.

Grupi hetimor, i ndodhur në vendngjarje, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakKQZ PUBLIKON SHIFRAT, JA SA ISHTE PJESËMARRJA DERI NË ORËN 15:00
Artikulli tjetërKONFLIKTI MES DY PERSONAVE NË FUSHË MILOT, POLICIA IDENTIFIKON 2 SHTETASIT