Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan ka rikthyer vizat për 38 shtete. Një ligj i ri i cili është miratuar në Kongres parashikon rikthimin e vizave për qytetarët e atyre vendeve që kanë vizituar Sirinë, Irakun, Iranin apo çdo “vend e rajon tjetër me shqetësime”.

Në këtë mënyrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kufizuar hyrjet e qytetarëve që kanë vizituar kryesisht vendet e Lindjes së Mesme.   Programi i ri përfshin edhe shtetet e Evropës Perëndimore, ku janë rikthyer vizat edhe për Francën e Belgjikën. Nëse keni vizituar gjatë 5 viteve të fundit një nga vendet e Lindjes së Mesme, do ta keni të pamundur për t’u pajisur me vizë.   Ligji është pjesë e një përpjekjeje dypartiake për të ndryshuar Programin për Heqjen e Vizave që aktualisht lejon qytetarë nga 38 vende të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për qëndrime prej 90 ditësh ose pa iu dashur të marrin një vizë nga ambasadat ose konsullatat.   Paketa u miratua në Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan me 407 vota pro dhe 19 kundër. Ky projektligj do të sjellë një sërë ndryshimesh, përfshirë detyrimin për vendet pjesëmarrëse që të kontrollojnë të dhënat për udhëtarët në informacionet e Interpolit për të përcaktuar nëse janë të kërkuar nga agjencitë e rendit, bazuar në lidhjet me terrorizmin ose aktivitetet kriminale.   Ndërkohë Presidenti Amerikan Barak Obama është zotuar se do ta firmosë projektligjin.