
Shkollat 9-vjeçare “Besëlidhja” Lezhë, “Ismail Qemali” Shkodër, “Bajram Curri” Kukës dhe shkolla “Nr. 3” Laç janë katër institucionet arsimore që do të përfaqësojnë Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Lezhë në finalen e konkursit kombëtar të Gjuhës Shqipe. Ceremonia e shpalljes së katër shkollave fituese u organizua përmes një aktiviteti të zhvilluar në Lezhë, ku u vlerësua angazhimi i nxënësve dhe mësuesve në këtë veprimtari të rëndësishme për të nxitur përdorimin e saktë të gjuhës shqipe.
Pjesë e konkurrimit në edicionin e katërt të Konkursit të Gjuhës Shqipe u bënë 114 shkolla dhe 670 nxënës nga 10 zyra arsimore të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, e cila ka në varësi qarqet e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës.






