Shoqata e lidhjes së shkrimtarëve në Shkodër zhvilloi konkursin për poetët e rinj të qytetit. AktivitetI “Të rinjtë në poezi” u zhvillua në qendrën rinore “Atelie”. Kryetari i lidhjes së shkrimtarëve në Shkodër Zija Vukaj tha se poetët e rinj pjesëmarrës premtojnë shumë për krijimatarinë në letërsinë e të ardhmes.
Pas konkursit të poetëve të rinj, juria profesioniste shpalli edhe fituesit. Kështu vendin e parë e mori Dea Karakaçi, të dytin Geraldo Rexhvelaj dhe çmimin e tretë Vildan Gokaj.
Poetët e rinj pjesëmarrës do të kenë mundësi që krijimtarinë e tyre ta bëjnë pjesë të antologjisë së shoqatës së shkrimtarëve në botimin e përvitshëm “Pena e Shkodrës”.