
Pjerin Ndreu u betua për një mandat të dytë në krye të Bashkisë Lezhë, ndërsa këtë të hënë u konstituua dhe Këshilli i ri Bashkiak i dalë nga zgjedhjet vendore të 14-majit.
Në fjalen e tij para këshilltareve dhe të pranishmeve të tjere, kryebashkiaku Ndreu tha se do te vijoje punen për transforimimin e lezhës, ku prioritet do te jetë infrastruktura, turizmi dhe bujqësia, ndërsa bëri thirrje për bashkëpunim pa shantazhe dhe ngjyrime politike.
Gjatë kësaj mbledhje u bë dhe zgjedhja e organeve drejtuese të Këshillit Bashkiak, ku kryetar u rizgjodh Ndua Luli i Partisë Socialiste me 39 vota pro dhe 2 abstenim.
Ndërkohë opozita u shfaq e perçare, pasi nuk u dakortesuan për emrin e nenkryetarit të Keshillit Bashkiak, duke paraqitur 3 kandidatura, ndersa mazhoranca propozoi vetem një emer, atë të Agostin Markut, që vjen nga Partia Demokracia Sociale.Ndërkohë në këtë mbledhja u zgjodhen dhe përfaqësuesit e Këshillit të Bashkisë në Këshillit e Qarkut Lezhë.


