Pas Malësisë se Madhe, tashme është konstituohet edhe këshilli I Bashkisë Vau- Dejës. Me prezencën e te gjithë këshilltareve, ne prani edhe te prefektit te Qarkut te Shkodrës Paulin Radovani tashme ka marre udhe edhe kjo bashki, një nga bashkitë me te rëndësishme jo vetëm te qarkut te Shkodrës por ne te gjithë Shqipërinë.

Gjate fjalës se tij, Prefekti Paulin Radovani, është shprehur se obligimi I te gjithë këshilltareve, është qe te punojnë ne shërbim te komunitetit pavarësisht përkatësive partiake. Pas zgjedhjes se këshillit te Bashkisë, ku me shumice votash, u zgjodh kandidatura e partise Demokratike, Martin Marku, është kryer edhe procesi I betimit te kryetarit te Bashkise Vau Dejes, Zef Hila. Ndërkohe ne baze te ligjit janë zgjedhur edhe anëtaret e këshillit te Qarkut te Shkodër, ku si përfaqësueses te kësaj bashkie, ne këshillin e Qarkut te Shkodër, do te jene te tre anëtare te partisë Demokratike, te cilët fituan te drejtën pas votimit te fshehte.

Artikulli paraprakPOLICIA PARANDALON VRASJEN, ARRESTOHET AUTORI
Artikulli tjetërPREZANTOHET NISMA “YOUTH VOICE CAN BE HEARD”