Në Kosovë është miratuar raporti i verifikimit të kuorumit dhe mandateve. Menjëherë pas këtij vendimi deputetët prezentë në sallën e Kuvendit të Kosovës janë betuar.

Në sallë ishin 114 deputetë, të cilët janë betuar nën udhëheqjen e seancës nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari.

Glauk Konjufca është votuar në krye të Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën “GUXO” të Vjosa Osmanit e kanë propozuar Konjufcën kryeparlamentar për legjislaturën e re. Propozimin e tij e ka bërë deputeti Adnan Rrustemi, derisa 69 deputetë kanë votuar pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim.