
E ndërsa po diskutohet për një marrëveshje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Serbisë për hapjen e dy konsullatave të reja, një konsullatë shqiptare në Bujanoc dhe ajo serbe në qytetin e Shkodrës me qëllim lehtësimin e marrëdhënieve dhe shërbimeve konsullore, në terren reagimi i qytetarëve shkodranë është mjaft i ftohtë.
Të pyetur rreth këtij zhvillimi, shumica e banorëve të Shkodrës shprehen të painteresuar. Për ta, vendosja e një konsullate serbe në qytetin e tyre nuk përbën ndonjë temë me rëndësi të veçantë apo shqetësim ditor, duke u shprehur asnjanës si pro, ashtu edhe kunder këtij hapi.
Marrëveshja parashikon që konsullata shqiptare në Bujanoc t’i shërbejë komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, ndërsa ajo serbe në Shkodër komunitetit dhe interesave diplomatike të Serbisë. Megjithatë, përtej diplomacisë zyrtare, në përditshmërinë e Shkodrës kjo ngjarje po kalon pa ndonjë vëmendje apo debat të madh publik.






