Ne harkun kohor te dy oreve, dy takime te parashikuara te mbaheshin ne sallen e mbledhjeve te keshillit Bashkiak Shkoder kane deshtuar.

E para e parashikuar ne oren 11 ishte seance konsultimi publik per propozimet e ndryshimeve te tarifave te paketes fiskale . Aty nuk u mblodhen me shume se 5 persona ndaj si erdhen ashtu dhe u larguan . me pas ne oren 13:00 parashikohej nje konsultim tejet i rendeishem , ai lidhur me projektbuxhetin e vitin 2018.

 Por mesa duket keshilltaret me shume e ngrene zerrin per protagonizem sesa per te diskutuar dhe permiresuar jeten social ekonomike te qytetareve te shkodres. kjo pasi asnje keshilltar nuk u paraqit ne sale duke bere qe dhe ky diskutim te deshtoje. Disa here eshte kerkuar nga vete keshilltaret qe cdo dokument i rendeishem te kaloje ne filtrat e konsultimit ne respektim te ligjit te qeverisjes vendore, e megjitahte fakti eshte se kur ato behen keshilltaret mungojne .

Nje fakt i tille eshte tregues i neglizhences dhe papergjegjshmerise per te perfaqesuar ato qytetare te shkodres te cilet te kane votuar per te qene zeri i tyre. Ndersa kjo mund te quhet fare mire nje bojkot i bere ndaj nje dokumenti kaq te rendeishem qe parashikon zhvillimet e qytetit per nje vit kalendarik.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, NDIHMA PËR INVALIDËT
Artikulli tjetërAKSIDENTET, 20 PERSONA HUMBËN JETËN VETËM GJATË NËNTORIT