Ekspertët amerikanë kanë trajnuar Policinë Kufitare Shqiptare gjatë dhjetorit me qëllim që kjo e fundit të reagojë më shpejt ndaj kalimeve të paligjshme të kufirit e sidomos trafikut të armëve.

 

Ambasada amerikane njoftoi se për më shumë se 14 vjet, Programi për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare (EXBS) i Ambasadës Amerikane ka punuar për të ndihmuar në zhvillimin dhe përmirësimin e tregtisë strategjike të Shqipërisë dhe sistemeve të kontrollit kufitar. Nga data 11 deri 15 dhjetor, EXBS kreu trajnimin për Kapjet në Kufirin e Gjelbër me punonjës të Policisë Kufitare të Shqipërisë.

Ekspertët amerikanë trajnuan oficerë për reagim të frytshëm ndaj kalimeve të paligjshme në kufi si dhe për të lokalizuar, identifikuar dhe kapur me sukses persona të cilët kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin në zona të largëta, me qëllim kontrabandimin si dhe trafikimin e armëve konvencionale apo materialeve të cilat mund të përdoren në armë të shkatërrimit në masë.

Artikulli paraprakI RIU LEZHJAN SHANTAZHON NJË 48-VJEÇARE,ARRESTOHET
Artikulli tjetërSHQIPTARI VETVRITET, HIDHET PARA TRENIT