Kontrabandonte speca të kuq dhe piper, procedohet 67-vjeçari

Një 67-vjeçar në Durrës po procedohet penalisht pasi u kap duke paketuar pako të ndryshme me ushqime dhe erëza me stampa të palicencuara dhe më pas i hidhte në treg. Operacioni i koduar ”Know How” është finalizuar me sekuestrimin e disa kilogramëve rigon, piper, kanellë, spec i kuq, limontoz dhe sodë buke. B.SH 67-vjeç, banues në Durrës do të procedohet për pakot, të cilat ishin të ambalazhuara dhe gati për tu tregtuar kishin etiketa të pamiratuara nga Drejtoria e Patentave U gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: • Rigon- 4 700 qese dhe 130 kg rifuxho; •Piper- 2 000 qese; •Kanellë- 45 kg rifuxho •Spec I kuq- 1 000 qese •Limontoz- 1 900 qese •Sodë buke- 1 700 qese dhe 775 kg