Kontratat kolektive në arsim janë një problematikë, e cila prej vitesh është një shqetësim evident, i cili padiskutim ka hapur një temë të gjerë për në zgjidhje sa më korrekte.

Përmes një vendimi të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, kanë filluar bisedimet me sindikatat e arsimit për nënshkrimin e kësaj kontrate.

E tillë është edhe Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës, e cila ka synim një zgjidhje sa më të shpejtë të kontratave kolektive të mësuesve.

Për kryetarin e nderit të kësaj federate, Xhafer Dobrushi, do të bëhet gjithçka e mundur që kontratat kolektive të jenë një problem i së kaluarës për mësuesit.

Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës pritet të ketë ndikimet e vetë në bisedimet me Ministrinë e Arsimit, si një përfaqësues i shumë mësuesve në të gjithë Shqipërinë.

Sipas kontratës kolektive, një mësues nuk mund të shkarkohet nga detyra pa shkaqe të arsyeshme, por nëse kjo ndodh punëdhënësi është i detyruar ta dëmshpërblejë.

Kontrata kolektive parashikon gjithashtu që rritja vjetore e pagës për mësuesit të mos jetë më e ulët se përqindja zyrtare e inflacionit në vend.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakGJOKA: PËR NE LUFTA DO VAZHDOJË DERI NË FUND
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË BASKETBOLL PËR TË REJA SHPALLET KAMPIONE