Kandidatët për deputet të Partisë Demokratike Kliti Hoti dhe Bardh Spahia të shoqëruar nga drejtuesi politik Luçiano Boçi zhvilluan një takim me biznesmenë dhe sipërmarrës të Shkodrës, ku prezantuan programin ekonomik të PD-së. Luçiano Boçi ne fjalën e tij tha se Partia Demokratike ka parashikuar në programin e saj ulje të taksave dhe lehtësime për biznesin.

Kliti Hoti u shpreh se përmirësimi i kushteve për zhvillimin e biznesit është pritoritet I programit të PD.

Kandidati Spahia ndau vizionin e PD për një qeverisje që vendos në qendër zhvillimin e prodhimit vendas dhe nxitjen e eksporteve, duke e trajtuar sektorin privat si një partner strategjik dhe jo si armik.

Programi i Partisë Demokratike përfshin një sërë masash konkrete për lehtësimin e barrës fiskale dhe nxitjen e investimeve. Shkodra, si një qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore, ka potencial të madh për t’u bërë një shembull i suksesit të modelit “Made in Albania” .

Artikulli paraprakRAMA NË SHKODËR, ZHVILLON TAKIM ME SIPËRMARRËSIT E VEGJËL
Artikulli tjetërEDUART NDOCAJ TAKIM NË RUBIK