
Prej vitit 1968 ushtron profesionin dhe misionin e mësimdhënies. Mësuesja Fatbardha Rakaj këtë 7 mars, e ka më të veçantin pasi është i fundit para daljes në pension.Mësuesia, një profesion sa i vështirë është aq edhe i bukur për mësuese Fatbardhën.
Krenaria më e madhe për të është kur nxënësit realizojnë qëllimet e tyre në jetë dhe bëhen qytetarë të denjë. Në këtë festë të shënuar, mësuesja ka një mesazh për kolegët e saj por edhe nxënësit.
Pas qershorit, mësuesja e ka të vështirë të bëjë planë që nuk kanë lidhje me nxënësit, mësimin dhe shkollën.
Në këtë ditë të shënuar, siç është festa e mësuesit ne i urojmë mësuese Fatbardhës dhe të gjithë mësuesve të tjerë “Gëzuar 7 Marsin” dhe i falenderojmë për kontributin e jashtëzakonshëm në edukimin e brezave.