Këtë të diel, forcat operacionale kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në ambientet e burgut të Reçit, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me kontrollet e zhvilluara në IEVP Shkodër. Në njoftim bëhet me dije se kontrollet u kryen për sende të ndaluara në dhomat e banimit dhe ambientet e përbashkëta.

Mësohet se janë kryer kontrolle në 38 dhoma. Në një dhomë është konstatuar një cigare e dëmtuar e hedhur në lavaman, e dyshuar si lëndë narkotike. Të dy të dënuarit janë veçuar, është hartuar raport incidenti dhe janë njoftuar strukturat përkatëse për vijimin e procedurave.

Gjatë kontrollit gjithashtu janë nxjerrë si sende të tepërta dhe për rikontroll dy televizorë, si dhe janë sekuestruar objekte të tjera të ndaluara.

“Aksion kontrolli në IEVP Shkodër. Në vijim të kontrolleve të befasishme për rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare, u ushtrua një kontroll në IEVP Shkodër.

Në zbatim të Urdhrit Nr. 626, datë 07.04.2026, të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Adriatik Kupi, dhe nën drejtimin e Drejtorit të Policisë së Burgjeve, drejtuesi i lartë Paulin Rajta, forcat operacionale dhe forcat speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ushtruan kontroll për sende të ndaluara në dhomat e banimit dhe ambientet e përbashkëta.

Gjatë kontrollit u verifikuan 38 dhoma. Në dhomën nr. 9, godina 1, që i përket të dënuarve me iniciale R.M. dhe E.H., është konstatuar një cigare e dëmtuar e hedhur në lavaman, e dyshuar si lëndë narkotike.

Të dy të dënuarit janë veçuar, është hartuar raport incidenti dhe janë njoftuar strukturat përkatëse, përfshirë Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, për vijimin e procedurave.

Gjatë kontrollit janë nxjerrë si sende të tepërta dhe për rikontroll dy televizorë, si dhe janë konstatuar dhe sekuestruar objekte të tjera të ndaluara.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të vijojë kontrollet e befasishme në të gjitha IEVP-të, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakKARDINALI ROLANDAS MAKRICKAS VIZITË NË VENDIN E KUJTESËS
Artikulli tjetërAKSIDENT TRAGJIK NË LEZHË, HUMBIN JETËN BABË E BIJË