Strukturat vendore të IKMT në qarqet Shkodër dhe Kukës po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në zonat pyjore, me fokus zbatimin e ligjit dhe ndalimin e çdo abuzimi me burimet natyrore.

Gjatë monitorimeve të fundit, u bllokua një automjet që transportonte lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës në aksin Fushë Arrëz–Pukë, ndërsa në Bashkinë e Krumës u ndërpre një aktivitet prerjesh pyjore pas konstatimit të shkeljeve dhe shfrytëzimit pa kriter të sipërfaqes pyjore.

Territori dhe pasuritë publike nuk mund të cenohen nga askush. Ligji do të zbatohet me vendosmëri dhe pa përjashtim, sepse mbrojtja e mjedisit është një detyrim ndaj qytetarëve sot dhe brezave që vijnë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMARTINI PARA DUELIT ME ELBASANIN: NA NEVOJITEN PIKË
Artikulli tjetërETHET E NILIT PERËNDIMOR PËRHAPEN ME SHPEJTËSI – 6 VIKTIMA NË MAQEDONINË E VERIUT, RRITEN NDJESHËM RASTET NË EVROPË