Nisur nga situata e krijuar pas përhapjes së murtajës afrikane të derrit në vend, institucionet shtetërore kanë shtuar masat edhe në ushtrimin e kontrolleve të tjera. Mark Preçi, përgjegjës I shërbimit veterinar në drejtorinë rajonale të shërbimit veterinar tregon se po ushtrohen kontrolle rutinë sa I takon matrikullimit të bagëtive tek çdo fermer.

Preçi shton se parashikohen sanksione tek të gjithë fermerët që nuk regjistrojnë gjënë e gjallë në fermat e tyre.

Ndërkohë, masa janë marrë edhe për përhapjen e gripit të shpendëve, ku deri më tani, situata e krijuar duket e qetë ndërsa nuk është evidentuar asnjë rast.

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E PAQES
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, KLASIKJA TIRANA-VLLAZNIA