
Prefektura e qarkut Shkodër në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të bregdetit, bashkinë Shkodër dhe policinë kanë kryer monitorimin e shpërndarjes së bizneseve që operojnë në zonën e plazhit të Velipojë në këtë sezon turistik. Prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni tha se ky monitorim është I nevojshëm pasi siguron mbarëvajtjen e punës së të gjithë aktorëve ndërsa shtoi se nga 65 stacione plazhi, 30 subjekte kanë kontrata 5- vjeçare.
Ndërkohë, disa pronarë të stacioneve të plazhit e kundërshtuan këtë monitorim, me pretendimin se specialistët nuk po I bazohen hartave.
Nga ana tjetër, drejtori I rajonal I agjencisë së bregdetit, Bujar Shpendi tha se monitorimi do të vazhdojë duke hedhur poshtë parregullsitë.
Monitorimi u zhvillua në të gjithë vijën bregdetare të Velipojës ndërsa subjekteve iu kërkua që të respektojnë kushtet e parashikuara më herët në kontratat e tyre.


