220 biznese në të gjithë vendin janë gjobitur ose paralajmëruar për gjobë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë kontrolleve të zhvilluara në 950 subjekte gjatë dy javëve të fundit.

Kontrollet janë kryer në dyqanet e mishit, në subjektet ku tregtohen nënproduktet e qumështit si dhe në restorante. Përveç dyqaneve, janë kontrolluar edhe tregjet, ku janë vërejtur problematika të ndyrshme dhe është bllokuar një sasi e konsiderueshme mishi. Gjithashtu janë inspektuar edhe byrektoret, Fast Food-et dhe zgarat, ku janë vendosur disa gjoba në vlerën prej 100.000 lekë të reja. Në kryeqytet është bërë bllokimi i aktivitetit për 2 subjekte, të cilat tregtonin ushqime pa plotësuar kushtet. Gjobat për ato subjekte të cilat tregtojnë pa plotësuar kushtet e sigurisë ushqimore kanë qënë nga 100.000 deri në 300.000 lekë. AKU u bën apel qytetarëve që të blejnë produkte të cilat kanë datën e skadencës dhe etiketën në gjuhën shqipe. Para një muaji, në qytetin e Shkodrës u mbyllën dy subjekte të tregtimit të peshkut në afërsi të stadiumit, ndërsa AKU paralajmëroi kontrolle të vazhdueshme në tregun e shitjes së produkteve me bazë shtazore. Që nga ajo datë, në Shkodër nuk ka patur biznese të tjera që janë mbyllur për mosplotësim të kushteve higjeno-sanitare.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVJEDHJE ME DHUNË, NË PRANGA DY SHTETAS
Artikulli tjetërFESTAT E NËNTORIT, VJEN “PANAIRI I PAVARËSISË”