Detaje të reja janë zbuluar nga kontrollet e zhvilluara ditën e djeshme nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Hetimet janë kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe lidhen me veprimtarinë e disa call center-ave.

Kontrollet janë ushtruar me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Mësohet se gjatë operacionit janë kontrolluar gjashtë kate të një objekti në Tiranë, ndërsa autoritetet po verifikojnë dokumente dhe prova që mund të lidhen me aktivitet të paligjshëm.

Sipas burimeve, si pasojë e kontrolleve janë zbuluar disa prova materiale, ndërsa kontrolli po vijon edhe sot, bashkë me marrjen në pyetje të disa personave të lidhur me çështjen.

Artikulli paraprakSOT 558-VJETORI I VDEKJES SË HEROIT KOMBËTAR, GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU
Artikulli tjetërOSSH RAJONI SHKODËR SQARON SE PROBLEMATIKA E KRIJUAR LIDHET ME RRJETIN E UJËSJELLËSIT DHE NUK KA LIDHJE ME FURNIZIMIN ME ENERGJI ELEKTRIKE NGA OSSH SHKODËR