Kreu i PL Ilir Meta nga selia e burgut, ka folur në Konventën e Tiranës të Partisë së Lirisë.

Meta ka shpalosur programin e PL me 5 prioritete

Është kënaqësi që të adresohem për herë të parë pas 100 ditë të rrëmbimit tim nga banda e Altin Dumanit dhe Edi Ramës. PL e ka programin e saj një program konkret dhe ka përcaktuar 5 prioritetet. Ne do ta ndalojmë shpopullimin duke garantuar paga të larta duke shumëfishuar bonusin e bebes.

Duke ofruar 20 mijë euro grant për të rinjtë që fillojnë biznes privat. Rritja e pagave është prioriteti ynë sepse 1.1 milionë shqiptar jetojnë në kushte të vështira. Po ashtu miratimi me ligj i pagës së 13. Ne do të garantojmë transport falas për pensionistët dhe do ti japim mbështetje të jashtëzakonshme arsimit.

Artikulli paraprakMARRËVESHJA/ 43 EMIGRANTËT DO TË KTHEHEN PËRSËRI NË ITALI, MBËRRIN NË SHËNGJIN ANIJA E ROJËS BREGDETARE ITALIANE
Artikulli tjetërRAMA NË KUVENDIN KOMBËTAR RINOR TË PS: DO FITOJMË MANDATIN E KATËRT