PREJ KOHËSH KJO GODINË NUK KA PËRFITUAR INVESTIME Konvikti i vajzave “Safet Spahiu” ne qytetin e Shkodres prej kohesh nuk ka perfituar investime nga ana e Bashkise se Shkodres.

Dukshem ambjentet e brendshme te ketij konvikti jane te amortizuara dhe pamjet qe sjell star plus nmuk kane nevoje per shume koment per te kuptuar se nuk eshte investuar prej kohesh qofte ne ambjentet fizike apo edhe ne rrjetin elektrik. Vitin e kaluar AKU mbylli mensen e ketij konvikti dhe u rihap pas disa nderhyrjeve te Bashkise per rikonstruksion nderhyrje te cilat duket se jane te nevojshme edhe ne pjese te tjera te kesaj ndertese. Aktualisht ne kete konvikt strehohen 27 vajza ky numer relativisht i vogel duket se justifikohet nga mungesa e kushteve te pershtatshme te jeteses ne kete godine. Kjo gje detyron shume studente te braktisin konviktin dhe te zgjedhin te jetojne ne shtepi me qera ne nje kohe kur konvikti edhe nga ana ekonomike por edhe nga ana e sigurise do te ishte nje zgjedhje me e mire qofte per ta qofte per familjaret e tyre.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/nNWfljRQIt8?rel=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]