Në të gjithë qarkun e Shkodrës Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 728 fidanë në kubikë dhe 11 813 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Vau Dejës është kthyer në hambarin më të madh të kanabisit në veri të vendit ku ë vijim të aksionit janë asgjesuar 11 161 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa si dhe 728 fidanë në kubikë në njësitë administrative Shllak dhe Temal.
Gjithashtu Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësisë administrative Pult, dhe asgjësuan 652 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.
Një ditë më parë policia e Shkodrës asgjesoi mbi 19500 rrënjë dhe fidanë të dyshuar bimë narkotike cannabis sativa

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon.

Artikulli paraprakMAKINA DEL NGA RRUGA, 1 VDEKUR DHE 3 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërTREGU NË QAFË-HARDHI, SHITËSIT TË PAKËNAQUR