
Njësive vendore u janë cunguar kompetencat, kryesisht në fushën e ndërtimit, nga e cila gjenerojnë edhe të ardhurat më të mëdha. Shqetësimi është ngritur nga eksperti i pushtetit vendor, Gjok Jaku, i cili, duke iu referuar bashkive të Qarkut të Lezhës, thotë se ka kërkesa të shumta për leje ndërtimi, por ato jepen vetëm nga qeveria.
Me ndarjen e re territoriale, e cila pritet të mbyllet deri në muajin korrik të këtij viti, ekspertët kërkojnë që të ndërhyhet edhe sa i përket kompetencave të bashkive, me qëllim që ato të jenë sa më efikase në shërbim të qytetarëve.






