
POLICIA KA SHOQËRUAR NË KOMISIARIAT DREJTUESIN E MAKINËS. Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në segmentin rrugor Koplik – Stërbeç. Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësore, e cila ka ndërruar jetë menjëherë për shkak të goditjes që kishte pësuar. Mësohet se viktima është 52-vjeçarja me iniciale P.L, e cila është dërguar në morgun e qytetit të Shkodrës.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje. Pritet që uniformat blu të qytetit verior të sqarojnë rrethanat e ngjarjes.