Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e se dieles në Koplik të Malesise se madhe , ku bashkëshorti ka vrarë me sëpatë gruan e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 në Koplik, ku shtetasi Ylber Bajrakurti 42 vjeç ka vrarë me sëpatë në oborrin e banesës bashkëshorten e tij Lumturie Bajrakurti 42 vjeçe.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku është kapur autori i kësaj ngjarje dhe shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe. E gjithë ngjarja mësohet se ka ndodhur në sy të tre fëmijëve të mitur të çiftit, dy vajzave dhe një djali. Nga informacionet paraprake mesohet se shtetasi Ylber Bajrakurti trajtohej si i sëmurë mendor. Policia po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.