Kjo është familja Sula me tetë anëtarë nga qyteti I Koplikut në Malësinë e Madhe. Tërmeti I 26 nëntorit 2019 dëmtoi dëmtori rëndë banesën e tyre duke e bërë të vështirë jetesën aty. Por pas shumë donacioneve nga biznesmenë por edhe qytetarë të thjeshtë në Malësinë e Madhe, kryefamiljarit Bashkim Sula iu dhuruan çelësat e shtëpisë së rikonstruktuar, ku janë krijuar kushtet optimal për jetesë.

Ai tregon se vështirësinë më të madhe e ka në sigurimin e ilaçeve për mjekimin e dy djemëve të tij, ku njëri ka vështirësi në të ecur ndërsa tjetri vuan nga sëmundja e epilepsisë.

Një nga donatoret e cila kontribuoi për rikonstruksionin e shtëpisë së familjes me tetë anëtarë, Mimoza Rexhvelaj thotë se mbështetja për këtë familje do të vazhdojë gjatë gjithë kohës.

Familja Sula prej vitesh përballet me probleme të shumta ekonomike të cilat rrjedhin si shkak I papunësisë se dy kryefamiljarëve. Gjendja në të cilën ndodhej banesa e tyre para ndërhyrjeve ka qenë e rënduar, duke ndikuar direkt edhe në shëndetin e fëmijëve.