
Realizimi i analizave Check-Up në qytetin e Koplikut ka ecur në nivele të kënaqshme. Mjekia, File Çukaj tregon se në qendrën shëndetësore në Koplik është kryer targeti në masën mbi 100%, por ka edhe nga ata të cilët hezitojnë për të realizuar analizat.
Realizimi i analizave Check-Up është tejet i rëndësishëm pasi ndihmon në kontrollin dhe identifikimin e hershëm të sëmundjeve të ndryshme tregon mjekia.
Mjekët i bëjnë thirrje të gjitha grupë moshave të caktuara të realizojnë këtë paketë shërbimi me qëllimin e vëtëm ruajtjen e shëndetit.