Me rritjen e temperaturave janë rikthyer edhe vatrat e zjarrit në bashkinë Malësi e Madhe. Djegia e bimëve druvajore, kulltotave por edhe mbeturinave mbetet sfida më e madhe e repartit të efektivëve në repartin zjarrëfikës në këtë bashki. Drejtori Besnik Hasa bën të ditur se aktualisht ky repart është I plotësuar më të gjithë infrastrukturën e nevojshme për çdo rast zjarri pasi zotëron të paktën 5 automjete zjarërfikëse.

Nisur nga situata kritike e vitit të kaluar, ky repart ka rritur numrin e efektivëve zjarrëfikës bën të ditur drejtori Hasa.

Përveç rastit të zjarrit të pak ditëve më parë të shkaktuar nga shpërthimi I një bombule gazi në fshatin Palvar, drejtori Besnik Hasa bën të ditur se zjarret e tjera gjatë kësaj periudhe janë regjistruar vetëm në kullota ku banorët djegin bimësinë e thatë ne toka bujqësore, duke bërë që më pas zjarri të dalë jashtë kontrollit për shkak të erës.

Bashkia Malësi e Madhe gjatë verës cilësohet si një nga vatrat më të nxehta për shkak të numri të madh të zjarreve