Punimet qe po kryhen ne Qender te qytetit te Koplikut kane zhvendosur nje pjese te madhe te automjeteve ne disa prej rrugeve alternative per hyrjen dhe daljen nga qyteti.

Nje nder keto akse eshte edhe rruga qe kalon permes lagjes Llazan ne periferi te qytetit. Jane 300 meter rruge tejet te amortizuara qe jane lene pergjysme, ndersa banoret duhet te perdorin cdo dite kete aks te amortizuar. Pervec banoreve jane edhe automjetet e shumta qe e perdorin si nje mundesi per te hyre ne qytet deri ne perfundimin e plote te punimeve. Nje nderhyrje modeste do te zgjidhte situaten per qindra banore qe jetojne ne kete lagje te Koplikut ne Malesine e Madhe.