Rruga e cila të qon tek spitali në qytetin e Koplikut në Malësinë e Madhe përmbytet sa herë bie shi, kjo si pasojë e mungesës së infrastrukturës dhe kanalizimeve. Një situate e tillë përsëritet sa herë që ka reshje intensive shiu, duke krijuar një gjëndje vërtet problematike, e për pasoje duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve të cilët shkojnë për të marrë shërbime mjekësore në spital.

Premtimet për rikonstruksionin e këtij aksi kanë qënë të shumta, por sipas banorëve nuk janë realizuar.

Prej kohësh banorët i bëjnë thirrje Bashkisë Malësi e Madhe për rikonstruksionin e rrugës, e cila vazhdon të jetë në një gjëndje të mjerueshme .