Reshjet me itensitet të lartë që përfshinë disa zona në qarkun e Shkodrës krijuan një situatë përmbytjesh në qytetin e Koplikut.
Mbrëmjen e kaluar si shkak I reshjeve ka pasur edhe prurje të shumta ujrash duke sjelle me vete edhe inerte çka shkatoi një situatë emeregjente në këtë qytetet.
Pas ndalimit të reshjeve dhe ndërhyrjes së emergjencave të bashkisë Malësi e Madhe u bë e mundur largimi i ujrave që kishin përfshirë rrugët kryesore të qytetit
Këto janë përmbytjet e dyta në pak ditë që kanë përfshirë qarkun e Shkodrës.
Një javë më parë zona e Vau Dejësit dhe zona e nënshkodrës u përmbytet nga reshje e shumta dhe vërshimi i përrojve.

Artikulli paraprakRAMA: NGA JANARI PENSIONET DO RRITEN ÇDO MUAJ
Artikulli tjetërMOTI I KEQ PROBLEME NË LEZHË