Tragjedia e ndodhur në familjen Bajrakurtaj në Malësinë e Madhe, nuk mbyllet vetëm me vrasjen që Ylberi ka realizuar ndaj bashkëshortes, por tashmë plaga mes dy familjave shtrihet nën këmbët e gjakmarrjes. Kreu i Shoqatës së Misionarëve të pajtimit të gjaqeve, Nikollë Shullani në një intervistë për Star Plus, shprehet se kjo është një ngjarje e rëndë që trondit opinionin publik, ndërkohe që dy familje i shtohen ngujimit.

Nga ana tjetër, Shullani, ka tregtuar edhe kanunin dhe rastet në të cilat specifikohen këto vrasje. Lumturie Bajrakurtaj, u ekzekutua me sëpatë, nga bashkëshorti mbremjen e së dielës në lagjen Kaldrun në Koplik, ndërkohe që familja e vajzës ka përcjellë në banesën e fundit 42 vjecaren, por nuk kanë pranuar që në ceremoninë e varrimit të ishin prezent të afërm të bashkëshortit, duke hapur dyert e gjakmarrjes.

Artikulli paraprakADEMI INSPEKTON SHKOLLËN NË HOT TË RI
Artikulli tjetërNË RRUGËT “PA KRYE” NË SHKODËR