
“Imazhi I ri I Partisë Demokratike” ishte tema e puntatës së radhës të emisionit “Tonight”. Përballë gazetarit Erzen Koperaj ishte I ftuar Tedi Kopliku, përfaqësues I departamentit “Brain Gain” në PD dhe koordinator I votës së diasporës për qarkun Shkodër. Gjatë bisedës në studio, Kopliku tha se departamenti “Brain Gain” ka sjellë një hapësirë të re për të bërë politikë në Shqipëri.
Kopliku foli edhe për diasporën ndërsa tha se vota e tyre mund të sjellë ndryshimin e rotacionit politik.
Emisioni “Tonight” transmetohet çdo të martë në ekranin e Star Plus Tv, duke filluar nga ora 21:00.