Punimet për rikonstriktimin e qendrës së Koplikut kanë nisur që prej vitit të shkuar dhe pritet të përfundojnë në muajin qershor.

Më një investim të akorduar nga qeveria shqiptare, bashkia Malësi e Madhe po mbikqyr punimet të cilat pritet ta shëndërrojnë këtë qendër në një dimension krejt tjetër nga ai i mëparshmi.

Një risi për këtë qytet tashmë do të jetë edhe pedonalja, ku gjatë javës së fundit po fillon të konkretizohet dhe do të shtrihet përgjatë të gjithë qendrës së Koplikut.

Kjo është një gjë pozitive për këta banorë, të cilat për një shëtitje me miqtë apo familjaret duhet t’i drejtoheshin qytetit të Shkodrës.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprak“SIKUR TË ISHA DJALË” TEMË AKTUALE EDHE PAS 80 VITESH
Artikulli tjetërTRONDITET QYTETI, VRITET ME ARMË ZJARRI 32-VJEÇARI