Deputeti i Partisë Socilialiste në Shkodër, Namik Kopliku ka kritikuar Kryeministri Rama për raportet që ka krijuar me PS-në e Shkodrës. Në një intervistë për nje te perditshme, Kopliku sqaron gjithashtu se kritikat e Ramës ndaj tij dhe Mimoza Hafizit nuk janë realiste,

  por shumë subjektive dhe lavdëron pa të drejtë deputetin Paulin Stërkaj, që sipas tij, është i parapëlqyeri i Ramës. “Për mendimin tim, Rama e ekzagjeroi punën e shkëlqyer të Partisë Socialiste të Malësisë së Madhe, Pikës dhe Fushë Arrëzit, në mënyrë komplet të padrejtë dhe në mënyrë akoma më të padrejtë përçmoi dhe nënvlerësoi punën e bërë nga PS Shkodër, si në zonën urbane ashtu dhe në atë rurale. Ose ka qenë i painformuar ose e kaloi masën e nënvlerësimit për punën që është bërë nga deputeti që po ju flet dhe nga zonja Hafizi. Puna ka qenë korrekte, serioze, medoemos me mangësi”, thotë ndër të tjera deputeti socialist. I pyetur se kush është deputeti i parapëlqyer i Kryeministri Rama në qarkun e Shkodrës, Namik Kopliku jep këtë përgjigje: “Z.Stërkaj është shumë i pëlqyer. Zoti Kopliku(flet për veten) është i papëlqyer nga Kryeministri. Por Kryeministri, i cili e cilësoi shumë të keqe punën në Shkodër ku nuk është i ngarkuar z.Stërkaj, por deputetja Hafizi dhe ai Kopliku(i referohet vetes), ka qenë vlerësim jo realist i punës që është bërë”.