Në ambientet e Teatrit “Migjeni” në Shkodër u mbajt sot konferenca në prag të premierës më të re që pritet të ngjitet në skenë këtë fundjavë “Kopshtet e pavarura të lumturisë”. Në këtë takim, regjisori Hervin Çuli foli për domethënien që mbart titulli i saj, ndërsa theksoi se shfaqja trajton një realitet bashkëkohor, ku teknologjia po merr gjithnjë e më shumë hapësirë në jetën e njeriut.
Ndërkohë , Besmir Bitraku, ndau emocionet e tij për pjesëmarrjen në këtë projekt.
Premiera e shfaqjes “Kopshtet e pavarura të lumturisë” do të jepet në datat 10, 11 dhe 12 tetor, në orën 19:00, në skenën e Teatrit “Migjeni”.

Artikulli paraprakSEKTOR LEGALIZIMESH NË BASHKINË LEZHË
Artikulli tjetërFUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA MPOSHTET THELLË NGA INTERI