Kreu i bashkisë Shkodër Benet Beci përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se:
Kopshti “Bep Tusha” dhe i gjithë sheshi përreth do t’i nënshtrohen një rikonstruksioni të plotë, një investim i financuar nga fondet e Bashkisë Shkodër, që do ta transformojë këtë hapësirë në një ambient modern, të sigurt dhe dinjitoz për fëmijët e qytetit.
Gjatë vizitës në ambientet e kopshtit, bisedova nga afër me stafin drejtues dhe edukatorët dhe banorët e zonës. Të gjithë presin nisjen e punimeve dhe rikthimin e “Bep Tusha” në një model investimi për Shkodrën.
Sepse çdo hapësirë ku rriten fëmijët tanë meriton më të mirën.
Artikulli paraprakPD MBAN FOLTOREN E RADHËS PËRPARA KRYEMINISTRISË
Artikulli tjetërORGANIZATA NDËRKOMBËTARE PËR MIGRACIONIN BËN BILANCIN: 606 EMIGRANTË TË VDEKUR