Korcaret nuk ndalen ne Shkoder.Korcaret kane vendosur ligjin duke fituar me rezultatin 4-1 ne perballjen ne Loro Borici

Ne minuten e 88-te, Vllaznia ka pesuar edhe golin e 4-te nga sulmuesi xhejms i cili pasi ka shmangur dy kundershtare e ka pasur te lehte te shenoje perballe portierit Sherri, duke vulosur shifrat ne 4-1 ne favor te skuadres se Skenderbeut

 

Kuqeblute kane pesuar nje tjeter gol ne minuten e 71-te. Gjergji Muzaka ka shfrytezuar mjaft mire nje gabim te mbrojtjes shkodrane duke shenuar golin e 3-te per korcaret.

 

Korcaret kane kaluar ne avantazh ne minuten e 61-te ne perballjen e cila po zhvillohet ne Shkoder perballe Vllaznise.

Ka qene Lilaj ai i cili ka kaluar ne avantazh Korcaret me ane te nje 11-metershi te kthyer ne gol nga Sabien Lilaj. 

Pjesa e pare 

1-1 eshte mbyllur pjesa e pare mes Vllaznise dhe Skenderbeut ne Stadiumin Loro Borici.

Nje pjese e pare me teper ritem dhe me shume mundesi te krijuara, mes dy ekipeve loje e cila per pak minuta ka shkurtuar edhe diferencat ne renditje mes ekipeve. Megjithate ne pjesen e pare ishin shkodranet ato te cilet kaluan te paret ne avantazh me gol te shenuar nga Sedat Berisha ne minuten e 6-te, nderkohe qe korcaret pas pesimit te golit jane hedhur ne sulm per te shenuar golin e barazimit i cili eshte regjistruar ne minuten e 32-te nga Kristi Vangjeli. Shkodranet vijne ne kete perballje pas humbjes me Kukesin me rezultatin 3-1 nderkohe qe korcaret vijne ne Shkoder per fitore pas humbjes me ekipin e Luftetarit