Një tjetër ngjarje e rëndë për pak sa nuk është shndërruar në tragjedi në qytetin e Korçës, ku djali ka tentuar të vrasë babain e tij në ambientet e spitalit.

Sipas policisë së Korçës incidenti ka ndodhur ditën e djeshme ku “Petrika Ceco, 28 vjeç për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike si edhe ka tentuar të mbytë me një rrip (material sintetik) babanë e tij, shtetasin M.C, 61 vjeç, i cili ndodhej i shtruar në pavionin e Patologjisë, për të marrë ndihmë mjekësore.” Pasi ka kryer këtë veprim Petrika Ceco, është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë lokalizuar vendndodhjen e tij, i cili ishte fshehur në banesën e gjyshërve në lagjen nr 1 dhe më pas kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij, për veprën penale : “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 79/c e 22 të Kodit Penal. Babai i tij, shtetasi M.C, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se motivi i kësaj ngjarje, mund të ketë qenë një konflikt familjar. Materialet hetimore i kaluan për ndjekje, Prokurorisë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda në Tiranë.

Artikulli paraprakPOLICIA GREKE NË ALARM
Artikulli tjetërVRASJA E FËMIJËVE NË KORÇË POLICIA SJELL NËNËN NGA GREQI