Kampionët e Botës në fuqi i dhanë fund këtë të mërkurë mbretërimit të tyre. Gjermania u mposht 2-0 nga Koreja e Jugut në minutat shtesë të lojës.

Një mungesë totale përqëndrimi në minutën e parë shtesë në mbrojtjen gjermane, kur koreano-jugorët përgatiteshin të gjuanin një goditje nga këndi, bëri që Toni Kroos të jepte një “asist” te sulmuesi kundërshtar që mposhti Neuerin. Jo vetëm kaq, por minuta e gjashtë shtesë vulosi makthin gjerman.

Edhe pse u duhej vetëm një gol për të siguruar kalimin në fazën e 1/8-ave të finaleve, kësaj here heroi Kroos kthehet në ndëshkuesin e kombëtares së “panzerave”.

Një humbje tronditëse, që në kombinim me fitoren 3-0 të Suedisë ndaj Meksikës, i bëri kampionët e shkurorëzuar të përgatisin valixhet për kthim në shtëpi, pasi do të jenë pikërisht nordikët dhe meksikanët, ata që do të vazhdojnë më tej me pretendimet e tyre. Me këtë dështim, plotësohet edhe profecia e të ashtuquajturit “mallkim i grupit F“.

Suedia, si e para në grup do të luajë me shumë gjasë me Zvicrën, ndërsa Brazili do të presë Meksikën, gjithnjë nëse helvetët dhe brazilianët do të sigurojnë kualifikimin.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBIE NGA KATI I TRETE DUKE PUNUR,VDES 67VJECARI
Artikulli tjetërRAPORTI I OKB PËR DROGAT: SHQIPËRIA NË TOP LISTËN E VENDEVE SI RRUGË TRAFIKIMI