Koreja e Veriut ka regjistruar viktimën e parë nga koronavirusi. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se viktima ishte infektuar me variantin Omicron të COVID .

Ndërkohë janë konfirmuar 18 mijë raste të reja me koronavirus

Kujtojmë se Koreja e Veriut zbuloi infeksionin e parë me variantin Omicron të COVID një ditë më parë. Ndërsa udhëheqësi Kim Jong-un urdhëroi bllokim mbarëkombëtar.

Gjithashtu autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm në mënyrë që COVID të mos shënojë përhapje të lartë në vend, ndërsa këshillohen që të respektojnë masat kundër koronavirusit .

Artikulli paraprakBILANCI PËR VITIN 2021, JA SA U SHPENZUA PËR VAKSINIMIN NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërBERATI DHE GJIROKASTRA MË RËNIEN MË TË MADHE PËR VITET 2011-2021, KUSH ËSHTË QYTETI ME MË SHUMË LINDSHMËRI