Koreja e Veriut i ka përshkruar sanksionet e fundit të OKB ndaj saj si një akt lufte. Në një deklaratë të ministrisë së Jashtme, thuhet se masat ishin të barabarta me një bllokadë totale ekonomike.

Këshilli i Sigurimit të OKB vendosi sanksione të reja ditën e premte në përgjigje të testeve të raketave balistike të Penianit.

Rezoluta e hartuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetur njëzëri edhe nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit përfshin masat për të ulur importet e naftës së Veriut deri në 90%.